Palmer “ftoh” Newcastle, Chelsea mund me vuajtje “Bardhezinjtë” në “Stamford Bridge”

schedule22:56 - 11 Mars, 2024

schedule 22:56 - 11 Mars, 2024

Është padyshim një sezon me plot ulje-ngritje, mirëpo duket se këto katër përballjet e fundit kanë shkuar mirë, për “Blutë e Londrës”, me skuadrën e Chelsea, që ka arritur të sigurojë një fitore të madhe, në “mitikun” e “Stamford Bridge”, kësaj radhe, ndaj një kundërshtari tejet të vështirë, si “Bardhezinjtë” e Neëcastle, në përballjen e javës së 28-të të Premier League.

Për vendasit i “magjishëm” ishte Cole Palmer, i cili “ftohu” kundërshtarët me një gol e një asistim, teksa shërbeu për rrjetën e Nicolas Jackson, në minutën e 6’-të të sfidës dhe shënoi vetë në minutën e 58’-të. Për golin e tretë të “Bluve” mendoi “ylli” ukrainas, Mykhailo Mudryk, në të 76’-ën, ndërsa rrjetat e Alexander Isak e Jacos Murphy, në minutat 43’ e 90’ shërbyen vetëm për të krijuar “panik” te djemtë e Maurizio Pochettino.

Falë këtij rezultati, “Blutë” e Chelsea ngjiten në kuotën e 39 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend, që siguron pjesëmarrjen në kupat evropiane sezonin e ardshëm, teksa aktualisht ndodhet në vendin e 11-të, por ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar, ndërsa skuadra e Neëcastle mbetet në vendin e 10-të, me 40 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!