I dërguari Special i BE për Dialog, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së, Mattheë Palmer nesër pritet që gjatë vizitës së tyre në Beograd të takohen me presidentin Aleksandër Vuçiç.
Takimi Vuçiç- Lajçak është planifikuar për në orën 17:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë dhe Mattheë Palmer do të bashkohet në takim në orën 17:30.
Zyrtari i lartë evropian, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan, Mattheë Palmer qëndruan për vizitë në Kosovë ku edhe sollën mesazhe për rinisjen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi në mes të qershorit në Bruksel./abcnews.al