Pallati çahet në dysh, në Elbasan bilanci i dëmeve në rritje

schedule14:26 - 22 Shtator, 2019

schedule 14:26 - 22 Shtator, 2019

Me nisjen e inspektimit për dëmet nga tërmetet, bilanci në Elbasan siç raporton gazetari ynë Fatos Salliu po vjen në rritje. Pasoja më të renda ka patur një pallat në qendër të qytetit dhe banorët kanë frike të jetojnë aty.

Ky pallat është braktisur nga banorët në lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan. Ndërtesa ka pësuar një çarje të madhe. Frika se mund të rrëzohet është e paevitueshme.

“Dolën të gjithë përjashta sepse që i hapur me një tërmet të vogël, tashmë është hapur më shumë”.

“Plus që është zmadhuar gjerësia e të çarës, por ka dalë jashtë gati një pëllëmbë. Kjo është e rrezikshme se një lëkundje e vogël mund të bjerë dhe merr jetë njerëzish më qafë”.

Më herët kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i kërkoi shtabit të emergjencave dhe njësive vendore  të vazhdojnë inspektimet për të evidentuar dëmet e shkaktuara në mënyrë që të formulohet një pasqyrë e saktë e të gjitha këtyre dëmeve.

Po inspektohen godinat e shkollave, kopshteve dhe çerdheve. Është kërkuar të mos futet asnjë fëmijë nëse ekspertët nuk japin vlerësimin. Të shtunën në Elbasan dëmet nuk u vunë re. Por nga kontrollet e ushtruara nga grupet e punës rezulton se ka një bilanc në rritje.

Me përjashtim të një rasti në Belsh, nuk ka pasur raste të familjeve që të kalojnë natën jashtë. Policia, spitalet, reparti zjarrfikës, emergjencat civile janë në gatishmëri./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!