Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Pallati 12-katësh në Tiranë u shkrumbua nga zjarri, Rama: Bonus qiraje për banorët e prekur deri kur të rikthehen në banesë

schedule10:17 - 18 Prill, 2026

schedule 10:17 - 18 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se do të ketë mbështetje për familjet e prekura, nga zjarri që përfshiu pallatin 12-katësh në Tiranë.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Rama thekson se banorët që kanë pësuar dëme në banesat e tyre do të përfitojnë bonus qiraje deri në rikthimin e plotë në apartamentet e tyre.

“Po, banorët e prekur nga zjarri në banesat e tyre do të mbështeten me bonuse qiraje, deri kur të rikthehen së shpejti në pallatin e riparuar 100% nga ndërtuesi,” shkruan Rama.



Sipas tij, ndërtesa do të rikonstruktohet plotësisht nga kompania ndërtuese, ndërsa autoritetet po ndjekin situatën për të siguruar rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit për banorët e prekur.

Kujtojmë se një ditë më parë, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u takua me banorët e pallatit që u përfshi nga flakët në zonën e “Farmacia 10”, duke u garantuar atyre mbështetje të plotë deri në rikthimin e banesave në gjendjen e mëparshme.

Gjatë takimit, Koçiu theksoi se kompania e ndërtimit do të marrë përsipër rikonstruksionin e apartamenteve, duke i kthyer ato në standardin për të cilin banorët kanë paguar.

Nga ana tjetër, Koçiu u shpreh se Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion instrumente mbështetëse si bonus qiraje dhe mundësi akomodimi për familjet e prekura. Po ashtu, përmes mekanizmave të emergjencave civile do të bëhet vlerësimi i dëmeve në orendi dhe do të sigurohen dëmshpërblimet përkatëse.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!