Pallatet shpallen të pabanueshme, laçianët fillojnë çmontimin e banesave

schedule17:48 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 17:48 - 11 Dhjetor, 2019

Pas vendimit të qeverisë për të shpallur të pabanueshëm objektet e tyre, shumë prej qytetarëve në Laç kanë vendosur të marrin gjithçka kanë mundur nga banesat e tyre.

ABC News ishte në një pallatet që pritet të shembet në ditët në vijim, ku si dëshmi kanë ngelur vetëm muret, pasi gjithçka është marrë nga ish-pronarët e banesave.

Grupet e vlerësimit të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, kanë vendosur shenjat e kuqe në hyrje të dhjetra pallateve në qytetin e Laçit. Godinat e dëmtuara rëndë nga lëkundjet e tërmetit, presin vetëm goditjen e fundit për tu rrëzuar.

ABC News ishte në brendësi të një prej këtyre pallateve në qendër të Kurbinit.

Nga njëra hyrje në tjetrën, mund të depërtosh me lehtësi, pasi dyet janë të hapura. Qytetarët e Laçit kanë vendosur të marrin ç’të munden nga banesat që kanë jetuar deri përpara 26 nëntorit.

Janë hequr, dritaret, dyert e brendshme madje edhe çelësat e prizave, telat dhe pllakat e shtëpive. Dëshmi e ndërtesës kanë ngelur përkohësisht vetëm muret e shembur dhe sende të panevojshme që janë lënë rrëmujshëm nga pronarët e banesave.

Kryeminsitri Rama ka deklaruar se të gjithë këto objekte do të shemben, ndërkohë që menjëherë do të nis ndërtimi i objekteve të reja, ku do të strehohen qindra familje të prekura nga tërmeti./abcnews.al