Inspektoriati I Mbrojtjes se Territorit ka bllokuar ngritjen e nje kompleksi vilash ne zonen e Farkes ne Tirane, ndertuesi I te cilave kishte shkelur lejen e ndertimit te miratuar per kete projekt.
Ministrja Koçiu theksoi se aksioni synon të vendosë rend dhe rregull në territor, të mbrojë pronën publike dhe të garantojë zhvillim të qëndrueshëm.
“Askush që ka një leje ndërtimi apo del përtej lejes së ndërtimit nuk do të lejohet të përfitojë asnjë metër katror më tej se leja e dhënë. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre që ndërtojnë apo shesin objekte që nuk do ta kenë të mundur të përfitojnë asnjë metër katror të zaptuar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme,”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda tha se personat qe kane shkelur ligjin do te shkojne para drejtesise
“Policia e Shtetit do të kryejë të gjithë veprimet në bazë të ligjit për të proceduar personat që kanë abuzuar me këto leje, qofshin këta edhe zyrtarë të shtetit, si dhe do të mbështesë për sigurinë e këtyre operacioneve të gjithë inspektoratet që do të veprojnë në terren”.
Kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici, kerkoi nga ndërtuesit dhe personat e përfshirë në këtë veprimtari që të jenë korrekt në zbatimi e ligjit.
Zyrtaret u bene thirrje qytetareve që dëshirojnë të blejnë një pronë, të verifikojne statusin ligjor të saj dhe të njoftojne policione apo institucionet për çdo parregullsi apo situatë abuzive me pronën. / abcnews.al /


