Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Palët nuk njohin njëra–tjetrën”, Gështenja: Kriza në PD është krizë legjitimiteti

schedule14:14 - 10 Tetor, 2022

schedule 14:14 - 10 Tetor, 2022

Për deputetin e PD Lefter Gështenja, primaret nuk janë një mekanizëm i ri brenda PD, dhe madje nuk mund të sjellin bashkimin e PD.

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, deputeti i PD Gështenja u shpreh që: ‘Në fakt do të doja të diskutonim për problemet që kanë mbërthyer vendin, për keq-qeverisjen e kësaj mazhorance, për rritjen e cmimeve dhe jo për situatën brenda PD’.

Sipas tij ‘për më shumë se një vit ka një krizë të brendshme brenda PD, e cila është një krizë besimi mes palëve, por edhe legjitimiteti, palët nuk njohin njëra tjetrën’.

Deputeti i PD Gështenja u shpreh që ‘zgjedhjet janë nesër dhe jo në prill, dhe e gjithë Partia Demokratike nuk ka luksin për të dalë me kandidatë alternativë, por me kandidatë të përbashkët, jo vetëm PD, por e gjithë opozita duhet të dali me një kandidat’.

Sipas tij duhet një konsensus mes palëve për të dalë me një kandidat, mjafton vullneti dhe dëshira e palëve. Në fillim duhet bashkuar familja brenda PD, më pas duhet kërkuar konsensusi te forcat e tjera të djathta dhe më pas duhen kërkuar aleatë të tjerë kundër Ramës.

Ai nuk u shpreh kundër formatit të primareve, por sipas tij në situatën e sotme ato kanë një problem, pasi nuk vlejnë, ‘nuk ka rregulla të qarta, dhe janë destinuar të fitojnë vetëm personat e angazhuar’.

E mira do të ishte gjetja e një gjuhe të përbashkët dhe dalja me një grup të përbashkët’, tha deputeti Gështenja./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!