Palestrat e 62 shkollave në Tiranë do të jenë të hapura për komunitetin. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ishte në shkollën “4 Dëshmorët” nga ku i bëri thirrje prindërve të nxisin fëmijët të merren me sport.
Pas Shkollës së Kuqe, një tjetër shkollë në kryeqytet ajo “4 Deshmoret” ka hapur dyert per te rinjte qe deshirojne te shfrytëzojnë terrenet sportive pasditeve dhe në fundjavë.
“Nxisni fëmijët të lexojnë libra, të kalojnë kohë në natyrë, të merren me sport. Siç bëmë fushatën e pemëve, e cila ishte një fushatë suksesi, jam i bindur se kjo fushatë e re, e klasave sportive, e shoqatave sportive, e aktiviteteve sportive, mund të jetë një nismë që do ta transformojë rininë e Tiranës, ndoshta edhe më shumë se sa fushata e pemëve që sapo mbyllëm”, tha Veliaj.
Palestrat e hapura ne 62 shkollat në Tiranë sipas kryebashkiakut do të kthehen në hapësirë për argëtim dhe edukim sportiv për komunitetin.
“Puna e shoqatave është të marrin stafetën e bashkisë dhe këto 62 palestra që janë hapur të kthehen në vatra të komunitetit, ku qytetarët sjellin fëmijët e tyre. Ama, tani stafeta ka kaluar te prindërit, ndaj dua t’u bëj apel prindërve të Njësisë 8 t’i sjellin fëmijët e tyre këtu: Është një vend i sigurt, është një vend ku të rriturit do të kujdesen dhe kanë sy për fëmijët, është një vend i shëndetshëm, i mbrojtur, edhe në qoftë se jashtë bie shi apo ka diell të madh, ky është një vend ku çdo fëmijë ndjehet i respektuar, i vlerësuar dhe i sigurt”, deklaroi ai.
Bashkia e Tiranës përmes ketij projekti projektit dëshiron të nxisë të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme. /abcnews.al