“Pala greke vazhdon retorikën”/ Ish-ambasadori: Beleri jo çështje europiane, i përket drejtësisë shqiptare

schedule13:39 - 23 Janar, 2024

schedule 13:39 - 23 Janar, 2024

Në një intervistë në “Tirana Live”ABC, ish-ambasadori Sokol Gjoka foli për çështjen e Alfred Belerit. Gjoka theksoi se Greqia është munduar që të pengojë integrimin e Shqipërisë.

Gjithashtu shtoi se është drejtësia shqiptare ajo që duhet të flasë rreth kësaj çështje.

“Drejtësia shqiptare e transformuar tashmë është një drejtësi që po vepron. Duhet të presim rezultatet përfundimtare dhe më pas të vlerësojmë. Çështja Beleri konsiderohet si një retorikë e palës greke. Nëse do të përbente një shkelje, ne do të kishim reagime të tjera nga ndërkombëtarët. I vetmi pretendim vjen gjithmonë nga Athina. Sa i përket çështjes së pakicave kombëtare në Shqipëri, ka një trajtim të posaçëm, dhe është i mbështetur nga një sërë aktesh ligjore. Zoti Beleri përpara se të jetë një bashkëkombas grek, është një nënshtetas shqiptar dhe i nënshtrohet ligjeve të shtetit shqiptar për veprimet që ka kryer. Më tej është gjykata ajo që vendos”, u shpreh ai.

Sa i përket deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me Samitit që do të mbahet në Tiranë, ku prezentë do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, Gjoka tha se është një hap i duhur dhe se Shqipëria e ka treguar se është në mbështetje të Ukrainës.

“Kur Shqipëria ka pasur kryesimin e OSBE ka ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të mbrojtjes së çështjes së Ukrainës”, tha më tej Gjoka.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!