Qytetarët e bllokuar që prej ditës së djeshme në Kapshticë, kanë mundur të kalojnë kufirin në orët e para të mëngjesit, të ditës së sotme.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se situata nuk paraqitet shqetësuese, ndërsa kuota prej 300 personash është plotësuar.
Po ashtu Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, njoftoi për plotësimin e kuotës, ndërsa shtoi se është pezulluar puna nga ana e policisë greke.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, njoftimi:
Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
/abcnews.al

