Përfaqësues të shoqërisë civile nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit protestuan në Gjirokastër për ceshtjen e detit me Greqinë. Ata thanë se kjo nuk është një protestë politike, por një protestë patriotike.
“Ne kërkojmë transparencë për bisedimet me Greqinë dhe i themi jo shitjes së detit”.
Protestës së organizuar në sheshin e Çerçizit, shumë pranë konsullatës greke në Gjirokastër iu bashkuan edhe disa vendas që ishin të paktë në numër. Kjo është protesta e 16-të e organizuar nga shoqëria civile./abcnews.al