Pakistani publikon rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, partia e Imrah Kahn fiton shumicën

schedule09:01 - 11 Shkurt, 2024

schedule 09:01 - 11 Shkurt, 2024

Komisioni zgjedhor shpalli rezultatet e zgjedhjeve të dielën, dhe fitues janë kandidatët e pavarur të lidhur me partinë Tehreek-e-Insaf (PTI) të ish-kryeministrit Imran Khan, të cilët siguruan shumicën e vendeve në parlament.

Sipas Komisionit Zgjedhor të Pakistanit, kandidatët e pavarur fituan 102 vende. Shumica e të pavarurve janë të lidhur me partinë e Khan, Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI).

Partia e Nawaz (PMLN), e kryesuar nga ish-kryeministri Nawaz Sharif, doli në vendin e dytë me 73 vende dhe Partia Popullore e Pakistanit (PPP) fitoi 54 vende.

Asnjë nga tre partitë kryesore të vendit nuk do të fitojë 169 vendet e nevojshme për të pasur shumicën në parlament dhe, për rrjedhojë, nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë e vetme, duke e lënë të paqartë se kush do të zgjidhet si kryeministri i ardhshëm i vendit.

Rezultatet u shpallën më shumë se tre ditë pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet shumë të diskutueshme të së enjtes, të cilat u përfshinë nga dhuna, me akuza për vjedhje të votave.

Kryeqyteti Islamabad ka aktivizuar nenin 144, duke i lejuar policisë të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo grumbullimi dhe aktiviteti të paligjshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!