Pakistani ndalon të gjitha festimet e Vitit të Ri në shenjë solidariteti me palestinezët

schedule16:03 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 16:03 - 31 Dhjetor, 2023

Në Pakistanin me shumicë myslimane, qeveria ka ndaluar të gjitha festimet e Vitit të Ri si një akt solidariteti me palestinezët.

Në një mesazh televiziv, kryeministri i përkohshëm, Anwaar-ul-Haq Kakar u kërkoi pakistanezëve të “tregojnë solidaritet me popullin e shtypur të Gazës” duke filluar vitin e ri me thjeshtësi, shkruan Sky News.

Kakar tha se muslimanët në mbarë botën ishin të pikëlluar për sulmet e Izraelit në Gaza që rezultuan në vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm.

Izraeli dhe Hamasi kanë qenë në luftë që nga 7 tetori pasi vendi u sulmua nga grupi militant./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!