Pakistani kërcënon Izraelin: Sulm bërthamor nëse Natanyahu godet Iranin me armë bërthamore

schedule14:10 - 16 Qershor, 2025

schedule 14:10 - 16 Qershor, 2025

Pakistani ka kërcënuar se do të hedhë një kokë bërthamore mbi Izraelin nëse Benjamin Netanyahu përdor armë bërthamore kundër Iranit.

Deklarata erdhi nga Gjenerali I Lartë Iranian I Gardës Revolucionare Islamike Mohsen Rezaee i cili deklaroi se ka marrë zotimin e Islamabadit Zyrtar për hakmarrje ndaj Tel Avivit, nëse Izraeli përshkallëzon luftën me përorimin e kokave bërthamor .

Pakistani dhe Izraeli janë dy nga nëntë vendet që aktualisht posedojnë armë bërthamore.

Gjenerali I lartë Iranin u shpreh në një intervistë për mediat Iraniane se Pakistani ka treguar se do të mbështesë Teheranin ndërsa I bëri thirrje botës Islamike që të bëhen të gjithë bashkë kundër Izraelit.

Deri më tani Pakistani nuk ka komentuar mbi pretendimin e Gjeneralit Iranina, megjithatë të dielën ministri I Mbrojtjes në Pakistan tha se bota mund të përfshihet në një luftë botërore si pasojë e asaj cfare po ndodh në Lindjen e Mesme.

Kwaja Asif, Kreu i Mbrojtes së Pakistanit u shpreh se bota duhet të shqetësohet për Konfliktet e nisura nga Izraeli duke thënë se nuk bëhet fjalë vetëm për përfshirje rajonale, por për përfshirje edhe më të madhe botërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!