Paketë shtesë ndihme për Ukrainën, Pentagoni: 1.1 miliardë dollarë për sigurimin e armëve të reja

schedule21:10 - 28 Shtator, 2022

schedule 21:10 - 28 Shtator, 2022

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi një ndihmë shtesë prej 1.1 miliardë dollarësh për sigurinë e Ukrainës. Kjo do të thotë se paratë do të shpenzohen për prodhimin dhe sigurimin e armëve të reja për vendin që ndodhet nën pushtimin e Rusisë.

Këto armë nuk do të vijnë drejtpërdrejt nga rezervat ekzistuese të armëve amerikane. Tetëmbëdhjetë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë dhe “municione të lidhura”, janë të përfshira në paketë, thuhet në njoftim.

Paketa përfshin gjithashtu 150 automjete të blinduara me rrota me shumë qëllime të lëvizshmërisë së lartë, 40 kamionë dhe 80 rimorkio për “transportimin e pajisjeve të rënda”, radarë shtesë për sistemet ajrore pa pilot, ndër të tjera.

SHBA ka dhënë “më shumë se 16.2 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën”, që nga fillimi i pushtimit në shkurt, sipas njoftimit. /abcnews.al/