“Paketa mbështetjeje për fermerët”, Resuli: Rama i painformuar, propaganda ka funksionuar vetëm mbi të

schedule19:25 - 28 Qershor, 2022

schedule 19:25 - 28 Qershor, 2022

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Fermerëve dhe Blegtorëve, Ervin Resuli, në një lidhje me “Skype” me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar deklarata e kryeministrit Edi Rama, sa i përket paketës për mbështetjen e fermerëve.

Resuli tha se sot Rama tregoi se është i painformuar dhe se situata nuk është ashtu siç propagandohet nga qeveria.

Sipas tij sot fermerët dhe blegtorët janë në një situatë të vështirë.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Nisur nga deklarata e sotme të Ramës, premtoi një paket të re fiskale, por me këtë pakjetë të re do të ndihmohen ata që janë fermerë të suksesshëm?

Resuli: Kam dëgjuar një kryeministër të painformuar për realitetin. Propaganda e ka dhënë efektin vetëm tek kryeministri. Ose ishte një kryeministër i painformuar apo ishte i detyruar ti thoshte. Logjika është e thjeshtë, ne kemi përpara të dhënat e INSTAT që tregojnë një rënie të bujqësisë. Kemi të dhënë për buxhetet për blegtorinë dhe bujqësinë, që janë 10 herë më pak krahasuar me rajonin. Kemi të dhëna dhe nga institucionet shtetërore që tregojnë problematikën e blegtorëve dhe fermerëve në Shqipëri, kryeministri na e shet ndryshe situatën. Fermerët mjafton të mbështeten si fermerët serbë dhe kaq mjafton. Mjafton të kesh 3 lopë në Serbi dhe t’i mbështetes nga shteti. Në logjikë kryeministri është në kuadrin e propagandës. Sot blegtoria dhe bujqësia po ushqehen me propagandë.

Xhokaxhi: Rama ishte kritik për fermerët që ankohen se nuk kanë treg për produktet e tyre. Ne kemi bërë kronika për problemet q kanë fermerët me abuzuesit e grumbullimit. Çfarë ndodh realisht?

Resuli: Unë e sfidoj kryeministrin që të më thotë një fabrikë që ka investuar me fondet e Ministrisë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!