Paketa gjinekologjike tek Hygeia, të gjitha ekzaminimet për vetëm 5600 lekë

schedule16:52 - 28 Qershor, 2022

schedule 16:52 - 28 Qershor, 2022

Kujdesi gjinekologjik duhet të jetë më i madh gjatë stinës së verës. Sipas mjekes obseter gjinekologe të spitalit Hygeia, Kristina Kosta gratë por edhe vajzat bëjnë mirë që të kryejnë disa kontrolle. Kjo pasi plazhi apo pishinat rrisin probabilitetin për tu prekur nga infeksionet.

“Gjatë stinës së verës jemi më të shkujdesur, shkojmë me pushime, nuk jemi në shtëpi apo punë, në ambientin tonë të pastër. Kështu jemi më të ekspozuar ndaj infeksioneve të ndryshme. Përdorimi i peshqirëve, i shezlongeve po ashtu predispozon për infeksione gjinekologjike. Plazhi, pishinat, lagështia e madhe që shkaktohet aty gjatë verës shkakton infeksione, apo edhe myk. “

Mjekja tregon se cilat janë kontrollet të cilat duhen kryer në këtë periudhë.

“Ne kemi menduar tu vijmë pranë pacientëve me një kontroll të kompletuar të shëndetit riprodhues. Ajo përmban vizitën rutinë të çdo gruaje që duhet ta bëjë çdo vit. Kjo paketë përmban ekon gjinekologjike, vizitën gjinekologjike dhe pap test. Gjatë vizitës gjinekologjike shikohen organet e jashtme, nëse ka shenja infeksioni, prurit apo diçka tjetër. Pap testi është kontrolli i qelizave të qafës së mitrës. Është një test depistimi ku shikohet gjendja e qafës së mitrës dhe vaginës. Kontrolli gjinekologjik plotësohet me ekon transvaginale, ku shikohen mitra dhe vezoret. Gjendja e tyre, prezenca e miomave mishi i huaj i mitrës, e polipeve, apo kisteve.”

Spitali Hygeia ofron për të gjithë gratë dhe vajzat një paketë që përmban vizitën gjinekologjike, ekon gjinekologjike si edhe pap test, për vetëm 5600 lekë të reja. Vizitat kryhen nga mjekët më profesionist dhe pajisjet më cilësore. /Abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!