Paketa Fiskale 2023/ Nga heqja e akcizës për gazin te miratimi i ligjit për amnistinë, kërkesat e DHTI-Tiranë për qeverinë

schedule12:01 - 19 Tetor, 2022

schedule 12:01 - 19 Tetor, 2022

Shoqatat e biznesit janë duke mbajtur sot një konferencë ku do të diskutohet rreth paketës fiskale për vitin 2023.

Në këtë konferencë, kreu i Dhomës së Tregtisë Tiranë, bëri të ditur se DHTI-Tiranë në bashkëpunim me disa shoqata biznesi si: Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar, Bashkimi Tregtar i Shqipërisë, Shoqata e Ndërtuesve, Qendra e Eksporteve, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Shoqata e Konvertuesve të Plastikës, kanë dalë me një qëndrim të përbashkët, drejtuar qeverisë Shqiptare për paketën fiskale 2023.

QËNDRIMET E DHTI-Tiranë

“-Duke vlerësuar situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi, si rrjedhojë e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe pasojave negative që po krijohen nga rritja e çmimeve në tregun global,

– Duke ditur se tregu shqiptar është i varur totalisht nga importi i energjisë (naftës, gazit), energjisë elektrike ( reth 30%), nga lëndët e para dhe ndihmëse, i ekspozuar dhe i pambrojtur nga koniukturat e çmimeve në bursat ndërkombëtare;

-Deklarojmë se Industritë prodhuese, agroindustria, ndërtimi dhe sektorë të tjerë të ekonomisë po përballen me rritje të kostove të prodhimit që shkojnë mbi 50%.

-Një krizë e tillë në tregun global që nuk i dihet se kur e ka fundin e saj, thellon rëndimin e situatës ekonomike në Shqipëri, aq më shumë me ndikim për industritë prodhuese që ende vuajnë edhe pasojat e shkaktuara nga tërmeti i Nëtnorit 2019 dhe pandemia, që po i çon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme/SME drejt falimentimit;

-Dhoma  e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e biznesit, duke u njohur  me paketën e re fiskale të propozuar nga Ministria e Financave, shprehen njëzëri se:

-Paketa fiskale e propozuar nuk është e mjaftueshme për përballimin e kësaj krize të rritjes së çmimeve.

-Është nevojë imediate që nga ana e qeverisë të ndërmerret një paketë e strukturuar e mbështetjes financiare, për të perballuar rritjet e kostove të prodhimit për shkaqet e cituara më lart, duke u përqendruar tek industritë prodhuese;

Sa më poshtë propozojmë:

  1. Ulja e ngarkesës fiskale, duhet të vlerësohet si masa kryesore që duhet të ndërmarrë qeveria për përballimin e rritjes së çmimeve në tregun botëror;
  2. Miratimi i ligjit për amnistinë fiskale do të jetë një mbështetje për ekonominë. Projektligji i cili po ripunohet nga qeveria, duhet të marrë në konsideratë edhe amnistimin  e kapitaleve/vlerave financiare të subjekteve tregtare.

Kapitalet e mësipërme që do të legalizohen në favor të subjekteve tregtare fillimisht duhet të jenë verifikuar në mënyrë të detajuar pasqyrat financiare të secilit prej subjekteve tregtare, dhe së dyti, pasi të jetë paguar tatimi mbi fitimin e kapitaleve të saktësuara të subjekteve tregtare.

Ndërmarrja e masave emergjente deri në përfundimin e krizës:

3.Të pezullohet detyrimi i parapagimit të TVSH-s në doganë për importin e lëndëve të para për industritë prodhuese;

4.Të bëhet menjëherë rimbursimi i TVSH-s së mbrapambetur;

5.Heqja e TVSH-s për të gjithë listën e makinerive dhe të pajisjeve, që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin, për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme fotovoltaike dhe eolike;

6.Heqja e kufirit të TVSH-së  për importin e makinerive që përdoren për investim, përjashtimi nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave, pasi rritja 10-fish e këtij tavani nga 50 milion në 500 mil. LEKË, po ndikon në uljen e interesit të investitorëve vendas dhe të huaj, për të investuar në teknologji, veçanërisht në të gjitha industritë prodhuese;

  1. Për kompanitë që investojnë në energjitë e rinovueshme (dielli, erës), deri në vitin 2030, të përjashtohen nga nga tatim fitimi;
  2. Të hiqet taksa e pasurive, sidomos për ndërmarrjet prodhuese dhe atyre që kanë sipërfaqe të mëdha, pasi kjo taksë po i rëndon së tepërmi ;
  3. Krijimi një fondi garancie për kreditimin e industrive prodhuese nga bankat e nivelit të dytë.

Nëpërmjet këtij fondi i ngritur me kontributin e qeverisë dhe donatoreve  do të lehtësohet aksesi për kredi për bizneset që operojnë në sektorin e industrive prodhuese, agroindustrisë etj.

Fondi i garancisë të operojë deri në 5 vjet, të krijojë kushte lehtësuese kreditimi, për një periudhë mospagimi deri në 1 vit, me interesa 0- 1 %.

  1. Për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë:
  2. i) Normë të reduktuar të TVSH-s në shitje për sektorin e përpunimit të qumështit në 6% siç e kanë aktualisht edhe vendet e rajonit;

ii). Heqjen e akcizës së gazit në 6 lekë/litër. Në të gjithë rajonin dhe vendet e BE-s industria përpunuese është e përjashtuar nga akciza e gazit dhe i njëjti model duhet të implementohet edhe në vendin tonë;

iii) Gjithashtu kërkojmë që në sektorët që do të mbështeten nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2023, të përfshihen patjetër skemat e subvencionimit si më poshtë vijon:

a)Mbështetje direkte 10 lekë për litër qumësht PA LIMIT të dorezuar në pika të licencuara grumbullimi ose përpunimi;

b)Mbështetje direkte 10 000 lekë për çdo krerë lopë PA LIMIT të numrit të krerëve;

  1. c) Mbështetje direkte 2 500 leke për çdo krerë dele/dhi PA LIMIT të numrit të krerëve;
  2. d) Mbështetje direkte 4 500 lekë për krerë lopë PA LIMIT nëse e dërgon në thertore te licencuar;
  3. e) Mbështetje direkte 800 lekë për krerë dele/dhi PA LIMIT nëse e dërgon në thertore të licencuar;
  4. f) Mbështetje direkte 20 000 lekë /ha PA LIMIT per toke te mbjelle nga fermat dhe blegtoret ne funksion te blegtorise me miser, etj (plus 10 000 lekë nëse përdoret farë e certifikuar);

iv)Heqja dhe reduktimi i TVSHs- për lëndët e para si:

-Heqja e tvsh së bersisë së sojës meqënëse është një produkt që                                                                                                        nuk prodhohet në vendin tonë.

-Heqja e tvsh së mineraleve, vitaminave e premikseve që përdoren për ushqim për kafshë dhe zogj.

-Reduktimi i tvsh per miser dhe grurë që përdoret për ushqim per kafshe.

  1. v) Te subvencionohet sektori i prodhimit të mishit të shpendëve (është i vetmi sektor që nuk ka përfituar asnjë subvencion) në masën 40-50 lekë/kg mish të prodhuar/shitur. Kjo do ndihmonte edhe në formalizimin e këtij sektori;
  1. vi) Vendosja e taksës doganore të importit për produktet e ushqimit për kafshë.

Ushqimet për kafshë që importohen kryesisht nga Serbia, Italia dhe Kroacia, çmimet e shitjes së tyre janë 10-15% më të lira se prodhimi i vendit ( kompania Agrotek Alb),  duke e konkuruar padrejtësisht. Kjo konkurencë nga importi, krahasuar me Shqipërinë është se këto shtete subvencionojnë prodhimin e ushqimeve të kafshëve.

Kapacitetet e prodhimit të këtyre produkteve në Shqipëri mund të përballojnë kërkesat  që ka  tregu.

Edhe Kosova që në muajin Prill 2022, zbaton vendimin “Për caktimin e masës mbrojtëse antidumping në importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia.

  1. Të reduktohen taksat vendore për sektorin e agrobiznesit, si taksa prone, trualli, arsimi etj (prodhim ushqimesh blegtorale, rritje kafshësh, zogj, prodhim qumështi etj);

12.Heqja e akcizës për  gazin. Ndryshimet që u miratuan nga qeveria për vendosjen e akcizës 6 lekë/litri aktualisht rëndon në kosto një pjesë të madhe të prodhuesve që përdorin gazin si lëndë djegëse për prodhim industrial. Nëse qeveria do të mbajë këtë akcizë duhet nga ana tjetër të zbatojë mekanizmin e rimbursimit;

13.Të hiqet Taksa 3% për banesat sociale (neni 19 i Ligjit Nr.22/2018 “Për Strehimin Social”) . Kjo taksë konsiderohet diskriminuese, pasi penalizon ose vë para detyrimit vetëm sektorin e ndërtimit. Në këto kushte, propozojmë që kjo te behet taksë kombëtare të jetë 1% e fitimit, duke e shtuar tek tatim fitimi ku nga 15% të bëhet 16%;

  1. Heqja e tarifës së skanimit për të gjitha automjetet që transportojne mall në vlerë më të vogël se 2,000 euro. Për një automjet me vlerë totale 1001 euro në total mall, paguhen 25 euro skanim, i cili nuk kryhet e nuk është kryer ndonjëherë;

DHTI-Tiranë dhe shoqatat e biznesit që janë pjesë e kësaj deklarate, nëpermjet këtyre propozimeve presin nga qeveria fillimin sa më parë të aksioneve konkrete, me qëllim për të kapërcyer pasojat e kësaj krize të rritjes së çmimeve, për t’i dhënë sipërmarrjes një frymëmarrje dhe mbështetje financiare që është e domosdoshme për kthimin sa më parë në normalitet te saj.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!