Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paketa e Trump për taksat e shpenzimet/ Abedinaj: Tarifat ngadalësojnë marrëdhëniet tregtare. Britania, sateliti i fundit i SHBA në Europë

schedule14:28 - 5 Qershor, 2025

schedule 14:28 - 5 Qershor, 2025

Paketa gjithëpërfshirëse e shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve nga republikanët në SHBA do të rrisë deficitin buxhetor me 2.4 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

Eksperti i ekonomisë Diego Abedinaj tha se kjo paketë është absurde dhe se nuk merr parasysh pabarazitë e krijuara në ekonomi dhe mes qytetarëve.

“Jemi në një fazë ku ekonomia ka krijuar pabarazi mes biznesve dhe qytetarëve, jemi drejt zhdukejs së klasës së mesme dhe kjo paketë nuk i ka marrë parasysh. Ngritja e tarifave është një nga ato çështjeve që ka ngelur një konsuensus midis ekonomisë dhe ekspertëve që kanë rënë dakort që këto tarifa sjellin ngadalësim të rritjes ekonomike. Është një hap i gabuar, por është në kuadër të narrativës për të bërë Amerikën të parën.

Këto tarifa targetojnë disa sektorë të ekonomisë që do sjellin punësimin dhe ekonominë, duket se efektet e para nuk kanë qenë ato që pritje dhe është dukur me mungesë koherence për t’i mbajtur ato.

Mbretëria e Bashkuar është sateliti i fundit i SHBA në Europë dhe kanë një marrëdhënie preferenciale. Britania mbetet një vend i rëndësishem në pikëpamjen ekonomike dhe ka rolin e saj në kontrollin e  disa rrugëve tregtare. Në raport me BE, ekonomia e BE është e lidhur ngushtë me SHBA dhe elita e saj kërkon të shmang përplasjen sepse nuk janë në pozita për të bërë këtë luftë.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!