Paketa e Sportit, klubet e Superiores “projektojnë” një protestë

schedule08:00 - 25 Janar, 2020

schedule 08:00 - 25 Janar, 2020

Pesë përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore dhe kreu i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, zhvilluan një takim ku diskutuan hapat që pritet të merren në rast se qeveria heziton të miratojë kërkesat e klubeve për ndryshimet në paketën e sportit.

Vonesat për votimin e ligjit për paketën e sportit është pasuar ditën e sotme me takimin e  kreut të ligës profesioniste Edvin Libohova me disa prej drejtuesit e klubeve respektive në Superiore, mbledhje e  zhvilluar në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Artur Dadaj, zëvendës president i Luftëtarit, Artan Shyti, drejtor i përgjithshëm i Teutës, Ardian Takaj, presidenti i Skënderbeut, Pashk Laska, president i Laçit dhe Arbi Laçi, drejtor i Tiranës, ishin të pranishëm në takim me presidentin e Ligës Profesioniste.

Në rast se qeveria nuk merr parasysh kërkesat e klubeve, atëherë liga do të mblidhet sërish duke marrë vendime të radikalizuara. Duke filluar nga java e 20-të e Superiores, ndeshjet priten të nisin me 15 minuta vonesë, si shenjë protestë ndaj premtimit të pambajtur të qeverisë.

Situata mund të agravojë me tepër në rast se nuk ka një reagim nga qeveria dhe dritë në fund të tunelit për të miratuar kërkesat e propozuar nga klubet shqiptare, që përballen me probleme financiare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!