Paketa e re fiskale, Buxhuku: Po ta lexosh duket sikur është për një vend në situatë të mirë ekonomike

schedule19:45 - 26 Tetor, 2022

schedule 19:45 - 26 Tetor, 2022

Adinistratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku ka komentuar oaketën fiskale në “Radar Informativ” me gazetaren Juli Xhokaxhi.

Buxhuku ikonsideroi propozimet jashtë realitetit të ekonomisë shqiptare, që përballet me vështirësi të shumta, më tepër në kushtet e një krize.

“Parashikohet shumëfishimi i gjobave dhe heqja e një fashe mbrojtëse për nja dy produkte jo të rëndësisë së parë. Unë mendoj që propozimet janë tërësisht jashtë realitetit që kemi sot. Ekonomia shqiptare ndeshet me vështirësi të jashtëzakonshme aq më shumë që jemi në kushtet e krizës energjetike. Së dyti, jemin në kriuzën e çmimeve të karburanteve. Jemi në kushtet kur prodhimi shqiptar është në vështirësi dhe këto shikohen në kushtet e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Kemi problematikën e borxhit të madh public. Problematikat janë shumë të thella dhe kemi përballë një paketë fiskale që kur e lexon thua ky është vend që po kalon situatë të mirë ekonomike”, tha Buxhuku.

Ai foli edhe për taksat që janë propozuar t’u vendosen prodhuesve të mëdhenj të energjisë dhe u shpreh pro në parim. Megithatë Buxhuku tha se kjo taksë duhen vendosur për prodhues që kanë shitur energji në tregjet ndërkombëtare.

“Në parim e mbështesim vendosjen e kësaj takse. Nuk është vetëm Shqipëria që po e vendos, edhe Gjermania ka vendosur një taksë të ngjashme. Ajo që ne këkrojmë është se cilët do të jenë kategoritë e prodhuesve të energisë që do t’i nënshtrohen kësaj takse. Ne kemi prodhues të energjisë të vegjël dhe të mesëm që energjinë ia sheshin operatorëve publikë. Ata nuk kanë përfituar nga rritja e çmimeve të tregjeve ndërkombëtare. Ajo që ne sugjerojmë është që të taksohen ata prodhues që e kanë tregtuar në tregjet ndërkombëtare. Mund të aplikohet taksa e jashtëzakonshme për ato kompani që kanë shitur në tregjet ndërkombëtare”, tha Buxhuku. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!