Paketa antishpifje, sherr dhe ofendime mes pedagogeve dhe deputetëve te Komisioni i Medias

schedule17:13 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 17:13 - 12 Dhjetor, 2019

Dy draftet e paketes antishpifje te proprozuara nga qeveria përplasën fort deputetët e PS-së në Komisionin e Medias me pedagogët e Departamentit të Gazetarisë, qe ishin thirrur ne séance degjimore. Mark Marku tha se keto amendime cenojnë rëndë lirinë e medias. Debate me deputetet ne komision pati edhe gazetari Alfred Lela.

Seanca dëgjimore me pedagogët e Departamentit të Gazetarisë në Faklutetin e Historisë Filologjisë në komisionine  medias degjeneroi në përplasje e ofendime të rënda. Pedagogu Mark Marku u shpreh se dy drafetet cenojnë rëndë lirinë e medias por durimi i deputetëve socialist u sos pa përfunduar ai.

Profesor Marku i ashpër ishte dhe me nënkryetaren e Komisionit, Milva Ekonomi.

“Ju doni një ligj për Ramën. Por ty të intereson një ligj për Ramën”, tha Marku.

Marrja e fjalës nga pedagogu tjetër, Alfred Lela nuk e ç’tensionoi situatën. Deputetit Selami Jenishehri ai iu drejtua më këto fjalë:

“Mbarove, sikur je tapë mor burrë i dheut”, tha Lela.

Për draftet e anti-shpifjes edhe pedagogu Agron Gjekmarkaj u shpreh kundër por ai nuk u largua pa dhënë një konsideratë për deputetët e rinjë të Parlamentit.

Unë nuk e përjahstoj mundëisnë që edhe idiotët janë popull, edhe vulgu është popull. Këtu po ndodhin gjëra mjaft të çuditshme. Republika e brishtë e Shqipërisë po shndërrohet në sulltanatin e Kurdistanit”, tha Gjekmarkaj.

Kundër pedagogëve nga radhët e deputetëve socialist reagoi Musa Ulqni.

“Kurrë nuk ka ndodhur në këtë komision që në 92, nuk kanë nddohru që të flitet gjëra kaq të pavërteta, që të fyhen deputetët”, u shpreh Ulqini.

Nënkryetarja e këtij komisionit, Milva Ekonomi në një pronocim për mediat pas mbylljes së mbledhjes, tha se draftet do të përmirësohen dhe do të korigjohen.

“Natyrisht ka gjithmonë vend për përmirësime. Padyshim që Komisioni do të punojë me shumë [përkushtim për ti parë të gjitha sipas propozime. Ky ligj do të kalojë sipas të gjitha rekomandimeve të demokracisë që kanë ”

“cdo ligj që vjen në këtë komision ka gjithmonë vend për përmirësime. do të punohët për tu korigjuar.  ky ligj do të kaoojë sipas të gjktiha standardeve të demokracisë”, tha ajo.

Kundër dy drafteve një ditë më parë u shprehën dhe shoqatat e gazetarëve. ky grupim mbron idenë se paketa anti-shpifje po cenon rëndë lirinë e medias.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!