Paketa “Anti-shpifje”, OSBE: Të kënaqur që qeveria u tërhoq, të garantohet liria e medias

schedule14:55 - 24 Tetor, 2022

schedule 14:55 - 24 Tetor, 2022

Misioni i OSBE-së në Shqipëri, ka deklaruar se janë të kënaqur nga tërheqja e qeverisë mbi projektligjin për mediat.

Me anë të një reagimi në Twitter, OSBE njofton se legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare.

“Jam e kënaqur që qeveria shqiptare tërhoqi nga axhenda parlamentare projektligjet e diskutueshme për median, të njohur si paketa “anti-shpifje”. I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!