Paketa Anti-shpifje/ Komisioni i Venecias në Presidencë

schedule10:12 - 11 Shkurt, 2020

schedule 10:12 - 11 Shkurt, 2020

Një ditë pasi mbërritën në Tiranë për Paketën Anti-shpifje,  Delegacioni i Komisionit të Venecias do të zhvillojë takim edhe me Presidentin Ilir Meta.

Të dërguarit e Komisionit të Venecias kanë si mision mbledhjen e fakteve për çështjet e diskutuara për mediat audiovizive dhe paketën Anti-shpifje.

Delegacioni në Shqipëri do të jetë edhe ditën e nesërme, ndërkohë sipas axhendës do të ketë takime edhe me përfaqësues të Autoritet të Medias Audiovizive.

Pasi të mbarojë takimin me Metën në ambientet e Presidencës, Delegacioni i Venecias do të ketë një takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!