Paketa 6 miliardë euro për Ballkanin/ Varhelyi: Pagesat e para levrohen brenda muajit

schedule14:13 - 15 Tetor, 2024

schedule 14:13 - 15 Tetor, 2024

Fondet e para të Bashkimit të Europian në kuadër të planit të rritjes pritet të nisin shpërndarjen brenda këtij muaji.Sipas përllogaritjeve Shqipëria pritet që të përfitojë rreth 1 miliardë euro të cilat do të përdoren për të ecur para në rrugën e anëtarësimit në BE.Komisionëri për fqinjësinë Oliver Varhely tha se  me planin e rritjes do të përshpejtohen reformat.

“Plani i Rritjes ofron investime shtesë në të gjitha fushat ku na duhen investime të konsiderueshme për të zbatuar të gjitha reformat e nevojshme për tu bërë anëtarë të BE. Janë 6 miliard euro fonde që janë caktuar për këtë Plan, por që të funksionojë na duhet që nga vendet kandidate të marrim, që do të thotë na duhet të kemi një agjendë reformash për secilin prej tyre e cila ofron një skicë të asaj çfarë ata do të bëjnë deri në fund të kësaj periudhe financiare, në thelb deri në fund të 2027. parashikojmë që pagesat e para të lëvrohen brenda këtij muaji. Ky është plani. Kjo nënkupton edhe që koha në fakt po ecën që vendet të vazhdojnë me reformat në mënyrë që ne të lëvrojmë edhe pagesa të mëtejshme”

Për kreu e qeverisë shqiptare plani i rritjes është një instrument i rëndësishëm që siguron integrimin e ekonomisë shqipatre .

“Plani i ri i Rritjes është pjesë e kësaj, nuk është vetëm instrument financiar, sepse gazetarët kudo, edhe në Shqipëri shohin vetëm pjesën financiare, por ka të bëjë edhe me integrimin në tregun e përbashkët europian. Vetëm pagesa, vetëm të qenit pjesë në fund të këtij viti dhe duke nisur nga fillimi i vitit tjetër, që të jemi pjesë e hapësirës së përbashkët të pagesave për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë.”

Plani i ri i Rritjes së Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla,  ku kryesorja është rritja e integrimit ekonomik, përafrim në aplikimin e lëvizjes së  lirë të  mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, përfshirja në Zonën Unike të Pagesave në Euro si dhe  lehtësim i transportit rrugor. Paketa ka një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh, prej të cilave vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin 2 miliardë euro në formën e parave të gatshme pa kthim, ndërsa 4 miliardë euro në formën e kredive të favorshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!