Pakënaqësi ndaj Raiolës, Insigne “mërzitet” dhe ndërron agjent

schedule08:08 - 16 Qershor, 2020

schedule 08:08 - 16 Qershor, 2020

Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, zyrtarisht është ndarë me Mino Raiolën dhe është regjistruar në agjencinë e Vincenzo Pisacane. Insigne u bë klient i Raiolës në vitin 2018, por dyshja u ndanë për shkak të disa pakënaqësive të Insignes.

Itali tani është bashkuar me “G.E.V Sport”, agjenci që ka lojtarë si Danilo D’Ambrosio, Gennaro Tutino dhe Amato Ciciretti. “Më bën krenar që ju kam në agjencinë tonë dhe është privilegj të punoj me ju,” tha Pisacane për rekrutimin e tij më të ri.

“Sot është një ditë e rëndësishme për ne, kapiten. Ne jemi të lumtur që ju kemi me ne dhe të lumtur që kemi mundësi t’ju përfaqësojmë juve si lojtar”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!