Pak tifozë, por shumë kënaqësi. Njerëzit të lumtur për kombëtaren

schedule22:01 - 12 Qershor, 2019

schedule 22:01 - 12 Qershor, 2019

Pak tifozë, por kënaqësi e madhe për kombëtaren në Elbasan, për ndeshjen europiane. Përkrahës nga Shqipëria e Kosova nuk munguan për ekipin e trajnerit Reja, ndërsa vlerësimet për paraqitjen ishin të ndryshme.

U desh kohë që atmosfera të ishte ajo e duhura. Kur luan kombëtarja zakonisht ka festë, veçse vapa e qershorit e shtyu jo pak orarin e saj këtë të martë në Elbasan.

Më shumë për shkak të detyrës, nxehtësinë e përballuan forcat e policisë, që ishin vendosur në pozicionet e tyre shumë orë përpara orarit të ndeshjes, parashikuar në 20:45.

Entuziazmi mund të mos ishte ai më i madhi i mundshëm, sidomos pas humbjes në Islandë, në të njëjtën kohë që Kosova bënte heroizëm duke triumfuar në Bullgari. Sidoqoftë, u desh të takoheshin pak shqiptarë kosove për të ndryshuar mendim.

Tifozët nga Kosova ishin sërish të shumtë, po ashtu kënaqësia ishte e veçantë që shumë femra pëlqejnë të vijnë në stadium, kuptohet tashmë që ata të Elbasanit apo Shkodrës janë krejt ndryshe nga më parë.

Të gjithë shpreheshin me besim për fitoren, pak rëndësi nëse e thoshin me bindje apo thjesht sepse tifozët kështu duhet të flasin. Përkrahja më e fuqishme si gjithnjë nga grupet e organizuara, me përkrahës nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, si Tifozët Kuqezi, Plisat e Prishtinës apo Ilirët.

Më në fund, erdhi koha që kombëtaret të mbërrinin në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë e trajnerit Reja, padyshim me më shumë presion, pasi prej tyre kërkohej fitorja si detyrim.

Pyetja ishte, a do t’ia dilnin?

Kundërshtarët nga Moldavia mbërritën me synimin për të mos i lejuar, në fund të fundit askush nuk dëshiron të humbasë, edhe pse ndaj Shqipërisë bilanci nuk fliste për ta.

Ndërsa ndeshja bëhej gati të fillonte, të interesuarit e fundit apo të ardhur nga larg nxitonin të blinin bileta, që nuk ishin aspak të pakta. Padyshim, edhe çështje çmimi, ndërsa në stadium nuk do të kishte më shumë se 4 000 njerëz. Një lojtar i kombëtares, këtë herë jo pjesë e saj, Andi Lila, nuk mund të mos i ndiqte shokët.

Pas rreth dy orësh përfundimi ishte i lumtur, fitore 2-0. Një ish-yll i kombëtares së viteve 80-të, Fatbardh Jera, bëri këtë vlerësim. Një kampioni i takon të flasë, ja drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama.

Të përqendruar tek intervistat, nuk ishte e mundur të rrokej festa e tifozëve pas ndeshjes. E sigurt është që ajo do të jetë shumë më e madhe pas një tjetër fitoreje në shtëpi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!