Pak shërbime për personat me aftësi të kufizuar

schedule16:00 - 14 Maj, 2019

schedule 16:00 - 14 Maj, 2019

Personat me aftësi në kufizuar vijojnë të përballen me barriera qe iu krijojnë vështirësi për hyrje në institucione të caktuara publike. Ndjekim një vëzhgim të Abc News.

Personat me aftësi të kufizuar përballen shpesh në përditshmërinë e tyre me vështirësi në marrjen e shërbimeve në disa institucione, për shkak të infrastrukturës, siç janë rampat.

Ne pamë nga afër problematikën mbi infrastrukturën që ka lidhje me aksesin në shërbime të personave me karrocë me rrota, ku disa institucione e respektojnë e disa jo.

Prej  22 vitesh ai lëviz në një karrige me rrota për shkak të aftësive të kufizuara. Por jo në çdo institucion apo mjete te transportit publik ka mundësi të hyjë lirshëm me karrocën e tij.

Sipas Sokolit institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë më shumë për këtë kategori.

Ministria e Drejtësisë nuk është i vetmi institucion ku nuk ka rruge lehtësuese për personat me aftësi të kufizuara. Rampa mungon edhe në godinat e dikastereve të tjera si në Ministrinë e Ekonomisë apo në atë të Bujqësisë.

Në shumë zyra të njësive bashkiake apo të aplikimit për karta identiteti në Tiranë, ku çdo ditë kanë nevojë për shërbime qindra qytetarë, mungojnë gjithashtu rampat për personat me aftësi të kufizuara.

Ndërsa në disa institucione kulturore të qytetit të Tiranës, fatmirësisht këta persona me aftësi të kufizuara e kanë aksesin e hyrjes, falë rampave./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!