Pak muaj pasi u bë nënë, Katy Perry fotografohet për herë të parë me vajzën

schedule15:50 - 26 Shkurt, 2021

schedule 15:50 - 26 Shkurt, 2021

Jeta e Katy Perry-t ka ndryshuar aq shumë nga ardhja e vajzës së saj. Së fundmi, këngëtarja e hitit “Dark Horse” u fotografua për herë të parë duke shëtitur vogëlushen e saj 6 muajshe, Daisy në Hawaii, vend të cilin po pushon prej disa ditësh me partnerin e saj Orlando Bloom.

Këngëtarja shfaqej e veshur me një kanotiere e thjeshtë, ndërsa mbante në kokë një kapele me mbishkrimin “Mama”. Gjatë fundjavës, Perry dhe Bloom u panë në plazh me familjen dhe miqtë e tyre.

Katy Perry është parë duke ecur me vajzën e saj gjashtë muajshe Daisy,

Dyshja mirëpritën vogëlushen e tyre në gusht të vitit të kaluar. Ndërsa nisën një kapitull të ri, ata u transferuan në shtëpinë e tyre në Montecito, California. Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2016. Ata u fejuan zyrtarisht në Shkurt të 2019-ës. /abcnews.al

Daisy u përpoq t'i jepte kamerës një valë të vogël në një moment