Reshjet intensive të shiut që nisën këtë pasdite kanë shkaktuar probleme në Tiranë, raporton abcnews.al. Siç shihet nga pamjet reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në zonën e Unazës së re, pranë ish-uzinës së autotraktorëve.
Ne këtë aks ka rrëshqitje dherash duke e bërë të rrezikshme lëvizjen e automjeteve. Po ashtu, “Rruga e Kokonozve” ne kryeqytet është përmbytur, në vetëm pak minuta shi. Kjo rrugë është thuajse e mbuluar nga uji.
/abcnews.al