Nuk kishte se si të mungonte edhe mbrëmjen e sotme humori në të gjitha familjet shqiptare.Si çdo të dielë, në ekranin e ABC do të trasmetohet spektakli i humorit “Kosherja”.
Vetëm pak minuta na ndajnë nga surprizat e shumta, të cilat padyshim do shkaktojnë të qeshura pafund.
Ashtu siç është bërë traditë prej tre javësh, moderatorë do të jenë bukuroshja Jona Spahiu dhe i talentuari Bes Kallaku.
Tashmë publiku është njohur me personazhet dhe mezi pret të shohë në skenë liderat politikë si kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha apo kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Gjithashtu një kureshtje të madhe, ka edhe për rolin e “Gjinit”, “Mamit” dhe “Shirli Valentinës”.
Kujtojmë që puntatën e kaluar i ftuar special ishte doktor Pëllumb Pipero, i cili shfaqi për herë të parë talentin si aktor. l.k/abcnews.al