Pak javë pas martesës me Robin Krasniqin, modelja shqiptare largohet nga Kosova

schedule15:33 - 8 Shkurt, 2022

schedule 15:33 - 8 Shkurt, 2022

Vetëm pak kohë pasi i dha fund beqarisë, Marigona Krasniqi është shpërngulur në Gjermani. Modelja dhe Robin Krasniqi kurorëzuan dashurinë e tyre pak javë më parë. Nuk pritën shumë nga momenti që zbuluan për mediat se janë bashkë dhe njësoj kanë vepruar për zhvendosjen e Marigonës.

Tashmë po qëndron me kohë të plotë në Gjermani por kjo nuk do të thotë se do të shkëputet nga angazhimet e saj në Kosovë dhe Turqi, ku ka pjesën më të madhe të kontratave. Robini është treguar mirëkuptues për këtë pjesë dhe ky duket se ka qenë sekreti i lidhjes së tyre që po shkon në mënyrë perfekte.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!