Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë më 24 Prill. Çifti i mirënjohur mirëpritën një vajzë që e pagëzuan me emrin Nina. Ata kanë ndarë momentet e para me vogëlushen dhe në rrjete sociale, ndërkohë që së fundmi, reperi ka zbuluar se do t’i dedikojë së bijës një këngë.
Fero ka publikuar një pjesë të audios së këngës, e cila ka fjalë mjaft të ndjera dhe emocionuese si një baba. “Kush po e pret hitin e radhës”, ka shkruar ai krahas audios dhe e ka shoqëruar me një emoji bebe, duke konfirmuar kështu se kënga i dedikohet së voglës.
View this post on Instagram
Kujtojmë që ditën kur u bë nënë, partnerja e tij, Arbenita humbi personin më të shtrenjtë të saj. Babai i saj ndodhej prej ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore prej Covid-19, por nuk mundi t’i mbijetojë kësaj beteje të ashpër. /abcnews.al