Mposhti koronavirusin, Dhimitër Kraja vesh sërish bluzën e bardhë dhe rikthehet në “front”

schedule15:28 - 17 Prill, 2020

schedule 15:28 - 17 Prill, 2020

Mjeku i njohur Dhimitër Kraja është kthyer sërish në kryer të detyrës në frontin e luftës kundër koronavirusit dhe tashmë më i fuqishëm se herën e parë.

Pasi u infektua me koronavirus dhe doli negativ në të dy testet Kraja tha se do të rikthehej sërish dhe sot ka vendosur të mbajë premtimin duke veshur sërish bluzën e bardhë për t’iu bashkuar kolegëve të tij.

Lajmin e ka ndarë mjeku Renato Osmani, i cili në komentin e tij shkruan: “Eminenca sërish në punë! Flm Prof. Kraja!”.

Lexo edhe: Rritet numri i të shëruarve: Sa e fituan betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Pas 48 viteve punë, Kraja iu përgjigj thirrjes për bluzat e bardha për të përballuar koronavirusi në datë 20 mars dhe pak ditë më vonë u infektua nga virusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!