Pak ditë më parë aktorja turke Songul Oden e njohur si “Gymysh” i dha fund beqarisë. Ajo u martua me biznesmenin Arman Biçakçi në një ceremoni të thjeshtë dhe me shumë pak të ftuar për shkak të pandemisë.
Mirëpo, pak ditë pas martesës duket se Songul ka marrë një vendimi të papritur dhe ka vendosur mos të bëjë muaj mjalti, por të punojë.
Mediat turke bëjnë të ditur se 41-vjeçarja po punon për një serial të ri me titull “Kirmiza Oda” dhe pritet të rikthehet në ekran në shtator.
Ndërkohë, ccifti u fotografuan në plazh, por aktorja deklaroi se ata nuk po bënin muaj mjalti, por vetëm dy ditë pushime dhe shumë shpejt do t’i riktheheshin menjëherë punës./abcnews.al