Pak ditë pasi konfirmoi ndarjen nga Don Xhoni, modelja ruse Ariana Lirey ka përfunduar në spital. Nuk dihet gjendja shëndetësore e modeles pasi ajo ka postuar vetëm një fotografi duke marrë serum në spital. Modelja konfirmoi ndarjen përmes një postimi në rrjete sociale.
Modelja shkruante mes të tjerash “Përkushtimi që unë ta dhashë ty nuk krahasohet as me qentë më besnik. Tani mund të jesh krenarë për veten tënde”. Don Xhoni reagoi duke thënë se gjithçka mes tyre kishte marrë fund ndërsa kërkonte që të mos bënte rolin e viktimës.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i modeles, e cila theksonte se shumë shpejt do t’i dalë fytyra e vërtetë. “Ti je mësuar që të jesh i admiruar nga të gjithë, andaj qëndro me këtë. Ti bën muzikë të mirë, por do të hiqet maska e djalit të mirë.”, shkruante ajo.
Por si duket modelja është penduar për këto fjalë ndaj reperit duke reaguar sërish. “Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqinj. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk shkuam mirë.”
/abcnews.al