Aktori Antonio Banderas është shëruar nga Covid-19 pak ditë pas ditëlindjes së tij të 60-të. Lajmin e ka dhënë e dashura e tij Nicole Kimpel në një intervistë për revistën “Hello”.
Antonio u prek nga koronavirusi në gusht të vitit të kaluar, disa javë para se të mbushte 60 vjet.
Ndërsa Nicoleka thënë se ndonëse kjo ditëlindje ishte e veçantë për Antonion, ata nuk e shihnin të nevojshme të bënin organizim të madh për shkak të pandemisë.
“Ne festuam sepse çdo vit i jetës është diçka për tu festuar. Por ky nuk ishte vit për festa. Dhurata e tij më e mirë ka qenë rikuperimi nga virusi”, ka deklaruar 39-vjeçarja.
Sakaq, ajo ka shtuar se ishte frikësuar në fillim se si do të përballej Antonio me koronavirusin për shkak të moshës së tij./abcnews.al