Pak ditë para se të bëhet baba, emocionon Besmir Bitraku: Djalit do t’i vendos emrin e babait, Marko

schedule10:35 - 30 Maj, 2022

schedule 10:35 - 30 Maj, 2022

Besmir Bitraku ka ardhur këtë herë për publikun në rolin e regjisorit. Ai ka sjellë në skenë shfaqjen e njohur “Përvjetori i ditëlindjes”, pjesë e të cilës janë disa nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Besi ndau disa detaje nga shfaqja, madje zbuloi se aktori që e ka pasur më të vështirë për të punuar ka qenë miku i tij, Flor Agalliu.

“Më e vështirë për të punuar ka qenë Flor Agalliu se e kam shok të ngushtë. Me atë jam grricur më shumë. Se Flori dhe Olta janë bërë bashkë dhe dihet”.

Më tej, ai foli edhe për jetën private, pasi për pak ditë pret të bëhet baba. Besi zbuloi se të birit do t’i vendos emrin e të atit të ndjerë, aktorit të njohur, Marko Bitraku.

“Për disa ditë bëhem baba. Do të bëhem me djalë. Emrin e ka menduar nusja dhe do ja vendos Marko. Nusja është arkitekte. Në fillim menduam se ishte vajzë, e kishte ngatërruar doktori”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!