Pak ditë nga arrestimi i gazetarit, Putin dhe Lukashenko takohen nesër

schedule13:14 - 27 Maj, 2021

schedule 13:14 - 27 Maj, 2021

Presidenti rus Vladimir putin dhe homologu i tij bjellorus Aleksandër Lukashenko do të takohen ditën e nesërme. Takimi do të zhvillohet në vendpushimin rus të Soçit në Detin e Zi, njoftoi Kremlini.

Axhenda e takimit pritet të përfshijë “çështjet aktuale të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, zbatimin e projekteve të përbashkëta në sektorët tregtarë-ekonomikë, energjetikë dhe kulturo-humanitarë, si dhe çështjet që nxisin integrimin brenda Shtetit të Bashkimit”.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peshkov, deri dje,asnjë deklaratë ose njoftim i dy udhëheqësve nuk ishin parashikuar në shtyp. Nuk ka asnjë përmendje në njoftimet përkatëse deri më tani në ndonjë diskutim të çështjes së Roman Protasevich, i arrestuar në Minsk ,ndërsa Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se është në kontakt dhe ofron mbështetje konsullore për partneren e tij, shtetasen ruse Sofia Sapega. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!