Pak ditë më parë humbi babain, Enca poston mesazhin prekës

schedule22:16 - 5 Mars, 2020

schedule 22:16 - 5 Mars, 2020

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia në një postim të bërë në rrjetet sociale ka kujtuar edhe njëherë se pavarësisht vështirësive më të cilët mund të përballemi në jetë, e rëndësishme është të gjejmë forcën për të vazhduar përpara.

Pak ditë më parë këngëtarja humbi babain e saj, Sokol Haxhia i cili ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Enca kthehet me një mesazh të fortë për fansat e saj.

Në rrjetin social “Intstagram” ajo shkruan se duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të sjellshëm sepse secili nga ne mund të jetë duke u përballur me ndonjë vështirësi. “Çdokush nga ne po kalon një betejë për të cilën nuk di asgjë, kështu që ji i sjellshëm”, shkruan Enca.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!