Pajisjet teknologjike janë një nga armiqtë kryesorë për shikimin e të vegjëlve gjatë viteve të fundit shprehen mjekët okulistë. Sipas tyre prindërit duhet të punojnë fort me fëmijët dhe të bashkëpunojnë me specialistët për t’i shkëputur fëmijët nga këto pajisje të dëmshme për shëndetin e tyre.
Pajisjet teknologjike janë një ndër armiqtë kryesorë të shikimit të fëmijëve sipas mjekëve okulistë. Me nisjen e vitit të ri shkollor, mjeket shprehen se evidentojnë edhe rastet e shumta të fëmijëve që kanë probleme me shikimin.
Specialistët u rekomandojnë prindërve që të shkëpusin fëmijët nga pajisjet teknologjike duke bashkëpunuar me ta, si dhe duke i nxitur që të merren sa më shumë me aktivitete sportive.
Vizita tek mjeku okulist është detyrim për të gjithë fëmijët që do të shkojnë në klasë të parë. Ndaj edhe në poliklinikat e vendit javët e fundit ka pasur fluks vizitash, ku janë evidentuar edhe mjaft probleme me shikimin sipas mjekëve. /ABC News Albania 24/7