Shmangen radhët për të aplikuar për karta dhe pasaporta biometrike, në njësinë tetë dhe nëntë në Tiranë. Për qytetarët e këtyre zonave janë hapur zyrat e reja. Gjatë inspektimit të mjediseve të tyre, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri thirrje për të aplikuar për dokumentet e reja.
Qeveria e ka shtyrë afatin e përdorimit të kartave të identiteti apo pasaportave biometrike deri në fund të vitit, por kjo vlen vetëm për përdorimin e tyre brenda vendit.
Qytetarët e dy prej zonave më të vjetra të kryeqytetit njesive 8 dhe 9 për tu pajisur me dokumentet e reja mund të aplikojnë në zyrat e çelura në fillim të rrugës së “Barrikadave”.
“Vërtet nuk e kemi ngutin e datës 30 qershor për zgjedhjet apo çështje të përdorimit të kartës brenda vendit sepse e kemi shtyrë vlefshmërinë deri në fund të vitit 2019, ama duhet të kemi parasysh diçka tjetër: Në datën 30 qershor fillon gjithashtu rinovimi i pashaportave të reja, të cilat u dhanë 10 vite më parë. Pra, duam, s’duam ne, do të ketë prapë një fluks tjetër në verë, ndaj tani që i kemi këto kushte të mira dhe tani që njësitë janë çiftuar dyshe-dyshe, duke pasur ambientet dhe poste pune shumë më të mëdha dhe efiçiente, në 4-5 minuta, nuk i kushton askujt asgjë që punën e sotme të mos e lërë për nesër”.
Krahas zyrave të reja, funksionojnë paralelisht edhe zyrat pranë njësive administrative, ku gjithashtu qytetarët mund të aplikojnë për karta dhe pasaporta identiteti./abcnews.al