Një efektiv policie është vënë në pranga për shpërdorim detyre nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës.
Gjergji Azisllari me detyrë specialist për hetimin e krimeve në stacionin policor Plazh Durrës, dyshohet se ka përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për një shtetas me rekorde kriminale, duke e pajisur me armë zjarri për në banesë.
Shtetasi i mësipërm u arrestua nga Policia e Durrësit gjatë një operacioni të zhvilluar në fillim të Tetorit, në kuadër të aksionit policor “Vjeshtë 2017”. Në këtë operacion u sekuestruan 2 armë zjarri, një makinë dhe disa telefona celularë.
Nga hetimet rezulton se nënkomisari Azisllari nuk ka kryer verifikimin në sistem, sipas procedurave standarde të punës.