Policia e Elbasanit është në kërkim të një 34-vjeçari. Sipas policisë është shpallur në kërkim E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë.
I riu ka paguar furnizimin e makinës me naftë, me një kartmonedhë që dyshohet se është e falsifikuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi ka paguar furnizimin e makinës me naftë, me një kartmonedhë që dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al