“Pagimi i çmimit të luftës”, dimri e gjen Eurozonën në recesion

schedule08:23 - 27 Shtator, 2022

schedule 08:23 - 27 Shtator, 2022

Çmimi i luftës do të jetë i rëndë për Eurozonën sipas OECD, e cila paralajmëron se shumë nga vendet anëtare të saj do të hyjnë në recesion gjatë muajve të dimrit dhe ndoshta do të mbeten në recesion gjatë gjithë vitit 2023. Midis tyre Gjermania, e cila tashmë po pranon goditje të rënda nga kriza energjetike dhe ndërprerja e furnizimit me gaz rus dhe sipas OECD-së do të shohë PBB-në e saj të tkurret me 0.7% gjatë vitit të ardhshëm.

Në një raport të titulluar “Pagimi i çmimit të luftës”, organizmi ndërkombëtar paralajmëron se recesioni do të jetë më i thellë dhe më i gjatë nëse Rusia shkurton më tej furnizimin e saj me energji, i cili tashmë është duke u zhvilluar. Ai parashikon një ulje të mprehtë të rritjes së Eurozonës në një 0.3% të varfër vitin e ardhshëm.

Sipas OECD, edhe me nivelet aktuale të kapacitetit të ruajtjes së gazit në Evropë, rreth 80% deri në 90%, ato nuk do të jenë të mjaftueshme për të fuqizuar ekonominë e Eurozonës gjatë një dimri tipik evropian. Në rast të një dimri më të rëndë, mungesa e energjisë do të përkeqësohet, duke bërë që çmimet e gazit të rriten më tej, siç do të ndodhë nëse BE-ja nuk arrin të sigurojë burimet e energjisë nga furnizuesit e tjerë.

Në këtë rast, OECD parashikon një rritje prej 50% të çmimit të gazit natyror në mbarë botën nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm dhe një rritje paralele të çmimit të naftës me 10%. Organizata vlerëson se tronditja do të zgjasë të paktën një vit dhe do të ulë rritjen e Eurozonës me 1.5 pikë përqindjeje.

Organizata ndërkombëtare përmend në mënyrë të veçantë Italinë, e cila vlerëson se këtë vit në tërësi do të ketë një rritje prej 3.4%, por do të pësojë një ngadalësim të fortë në 0.4% në vitin 2023. E pyetur për mesazhin e OECD në qeverinë e re e dalë nga zgjedhjet e së dielës dhe që shqetëson Brukselin, sekretari i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare, Matias Korman, theksoi se “në momentin aktual gjëja më e mirë është të ruash lidhje të forta solidariteti me pjesën tjetër të Evropës”. Sa i përket ekonomisë globale, OECD vlerëson se rritja do të jetë 3% këtë vit, por do të ngadalësohet në 2.2% vitin e ardhshëm, ndërsa nga 2.5% që ishte vlerësimi i saj për rritjen e SHBA-së në vitin 2022, tani e llogarit në 1.5%. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!