Pagëzimi i vogëlushes shqiptare që bëri xhiron e botës, si arriti 50 milionë shikime në pak ditë

schedule09:04 - 8 Prill, 2024

schedule 09:04 - 8 Prill, 2024

Aleandra Miri është vogëlushja, që është bërë virale në rrjet përmes një video, që është klikuar 50 milionë shikime në pak ditë.

Ajo gjatë pagëzimit i kafshoi gishtin priftin dhe ka bërë të qeshin të gjithë rrjetin. Komentet kanë qene nga e gjithë bota, të cilët ndër të tjera janë befasuar që në Shqipëri ka kisha.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, halla e vogëlushes, Ada Miri ka treguar se si u bë ky moment viral, gjë që askush nuk e priste. Ndërkohë, që kur e xhiruan e realizuan thjeshtë për ta pasur kujtim.

 “Ishte një moment që e kemi bërë si familjarë dhe e donim si kujtim. Na pëlqente shumë. E publikuam dhe nuk e prisnim se do të bëhej virale. Asnjë se ka vënë re këtë moment, vetëm unë që isha duke e filmuar. Komentet ishin nga më të shumtat, madje shumë të huaj u habitën se nuk e dinin që kishte kisha në Shqipëri”, tha Ada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!