Pagesat përmes celularit/ Hibraj: Aplikimet për kredi, nisin nga celulari. 85 për qind e transaksioneve në banka kryesore kryhen online

schedule20:23 - 28 Mars, 2025

schedule 20:23 - 28 Mars, 2025

Pagesat përmes Mastercard do të jenë një risi e vjetër e cila do të aplikohet në më shumë biznese duke transferuar pagesat në botën tërësisht digjitale.

Resmi Hibraj nga Komiteti i Pagesave dhe Digjitalizimit u shpreh se bankat lider në vend kanë nisur procesin e digjitalizimit dhe se ka pasur një hov në rritje të transaksioneve përmes kartave, por jo vetëm. Më tej Hibraj vijoi duke thënë se aplikimi për kredi mund të nis përmes celularit.

“Digjitalizimi bëhet edhe përmes aplikacioneve sepse bankat liderë në treg kanë nisur këtë proces, por industria bankare ka qenë një pioner. Është e vështirë për bankat për sistemet e tyre të trashëguara t’i përshtasin sepse bëhet fjalë për investime të mëdha. I ka dhënë dhe një hov edukimit dhe fokusimit të të rinjve, ka pasur një hov në rritje të transkasioneve në numër dhe vëllim të pagesave me kartë. Përdorimi i aplikacionit për pagesa qoftë drita,ujë, investime. Për bankat kryesore më të mëdha në vend, mbi 85 % e transkasioneve të pagesave kryhen në mënyrë digjitale. Një në katër ose tre kredi, aplikimi nis në celular.

Jemi afër pikës ku cdo shërbim dhe produkt i një banke mund të kryhet përmes celularit. Ne jemi pas Evropës Lindore dhe Perëndimore, por jemi në rrugën e duhur.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!