Ekspertja e bankingut digjital dhe Fintech në Iute, Fatbardha Rinop thotë se digjitalizimi i ekonomisë është një ndihmë e madhe për bizneset.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Rino u shpreh se tashmë, kompanitë vijnë në treg me zgjidhje sa më të shpejta për klientët.
Ndërsa drejtori i departamentit në Easy Pay, Deivis Shomo deklaroi se open bankin është zhvilluar së fundmi në Shqipëri.
Për ekspertin Kliton Vaso, konsumatori duhet të mësohet me pagesat elektronike.
Fatbardha Rino: Fintech janë ato biznese që filojnë me diçka dhe shohin sesi zhvillohet tregu. Duke qenë pjesë e një kompanie estoneze, Estonia është një nga ekonomitë e digjitalizuara që sot ka në Evropë, ne kjo na ndihmon jashtëzakonisht shumë. Të gjitha konceptet që ne flasim, jemi duke shftyrëzuar si ne të vijmë në treg me zgjidhje sa më të shpejta, më të lira për klientët. Ka rëndësi që kostot e bërjes së këtij biznesi të janë sa më të ulëta. Shqipëria ka një terren më të mirë se sa e ka pasur vite më parë. Këto sjellin oportunitete. Të dyja platofrmat, smarto zero dhe flex janë tashmë produkte që në botë ekzistojnë prej kohësh. Në momentin që ti bën pagesën si klient, këtë pagesë mund ta ndash me këste të caktuara. Po flasim për smart zero, e ndan me 4 ose 6 këste, që nuk paguan asnjë ineres. Ti vendos si konsumator sesi duhet ta paguash. Kjo është një nga mënyrat më të mira, flitet për ndarjen e pagesave me këste. Ka shumë benefite për konsumatorët, por ka benefite edhe për bizneset.
Deivis Shomo: Bashkëpunimi me fitntech ka qenë shumë i vogël. Sot fladim për nivel tjetër bashkëpunimi. Ne kemi ardhur në një pikë kur jo vetëm fintech kërkojnë shërbime nga bankat, por edhe bankat kërkojnë shërbime nga fintech. Në lidhje me pagesat elektronike, ka nivele të ndryshme pagesash. Open banking, është shërbimi i ri i futur në Evropë, tani këto kompani janë aty ku janë sot prej këtyre lehtësirave. Open banking, ka pasur shumë zhvillime, easy pay është e implementuar në shumë banka në Shqipëri.
Kliton Vaso: Unë do kisha rekomandime për aktorët e tregut. Konsumatori duhet të mësohet me këto pagesa, kjo është e ardhmja dhe nuk i shmanget dot. Pagesat e çastit do ndërpriten vetëm nëse ato do të bëhen domosdoshmëri. Këtu e 10 vjet, shumë gjëra kanë ndryshuar. Ka ardhur koha të mbyllim degët dhe të hapim celularët.
Elvis Shera: Do ta shoh nga ana e konsumatorit. Mendoj se konsumatori është i edukuar, konsumatorit i duhet dhënë shërbimi. Të gjithë dimë ta komandojmë teknologjinë. Sa i përket kostos, kosto finale shkon tekonsumatoriu. Në momoentin që kostot ulen, është benefit për konsumatorin, është benefit edhe për biznesin vetë. Konsumatori ka nevojë të ketë opsione. Duhet të ketë opsione të ndryshme pagese. Kjo është interes i përbashkët, që pagesa të jetë edhe e shpejtë, edhe e mundur në forma të ndryshme. Pagesa e shpejtë, bën të mundur për biznesin që t’i ketë fondet në llogari, mund të përdoren për arsye të tjera./abcnews.al