Pagesa ekstra për policët larg banesave, Hodaj zbulon në ABC numrin e përfituesve dhe shumën

schedule20:09 - 9 Nëntor, 2021

schedule 20:09 - 9 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot buxhetin 2022 për Ministrinë e Brendshme, sëbashku me ministrin Bledi Çuçi.

Ndërkohë i ftuar në “Radarin Informativ”, zv.ministri Hodaj ka zbuluar se buxheti për këtë ministri është 21.7 miliard lekë dhe 80% e tij është për policinë e Shtetit.

Hodaj po ashtu ka zbuluar se janë 1 200 efektivë policie në të gjithë vendin që do të përfitojnë pagesa shtesë për shkak të punës larg banesave. Sipas Hodaj në varësi të vështirësive, sot paguhet deri në 150% më shumë për kompensimin e largësisë në punë nga policët.

“Është buxheti më i madh ndonjëherë që ka ministria e Brendshme. Supozohet që të punohet me këtë buxhet. 21.7 miliard është buxheti dhe Policia ka 80% të këtij buxheti. Nuk duhet harruar ku ishim. Nga 2015 janë 3 mijë më shumë policë. Kemi një rritje tek pagat. Pagesa ekstra që punojnë larg banesës dhe janë rreth 1200 efektivë.” tha Hodaj.

“Kemi pasur kompensim fiks. Dhe mund të ketë shkuar nga 15 në 25 mijë lekë. Është paguar gjithmonë. Sot paguhet deri në 150% për të kompensuar largësinë.”

“Janë 1300 punonjës të gardës që përfitojnë. Tjetër është punonjësit e SHCBA.” tha Hodaj.

Për sa u përket pagave Hodaj është ndalur tek vështirësia në punë dhe ka thënë se rritja e pagave do të bëhet çdo vit.

“Për 2022, parashikohet që tek buxheti 2022 të ketë kompensimin për distancë. Ndërsa pagat rriten gradualisht çdo vit. Duke qenë se paga minimale është e më e lartë. Dhe krahas pagës bazë marrin pagesë për vështirësitë. Nuk parashikohet rritje se do krijonte disbalanca. Se dëshira është për të rritur.” tha Hodaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!