Pagë super dhe çfarë komisioni, pse Kessie ia “drodhi” Milanit për Barcelonën

schedule09:16 - 16 Mars, 2022

schedule 09:16 - 16 Mars, 2022

Franck Kessie do ta vazhdojë karrierën në Spanjë, te Barcelona. Marrëveshja është arritur dhe tashmë janë zbuluar edhe detajet e saj.

“Corriere della Sera” shkruan se mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon, plus bonuse, ndërsa Milani i ofronte 4.5 milionë euro.

Aktualisht Kessie merr 2.3 milionë euro. Një marrëveshje me leverdi për mesfushorin dhe menaxherin e tij, Atangana, i cili do të marrë 10 milionë euro komision.

I vetmi që humbet është Milani, pasi lojtari largohet me parametra zero kur një vit më parë mund të shijet 40 deri në 50 milionë euro.

Drejtuesit mund të ndihen disi të tradhtuar, për shkak të deklaratave të besnikërisë që kishin bërë lojtari e agjenti. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!